Nëse deri tani simptomat më të përhapura ishin kollë e thatë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje duket se disa pacientë kanë një ndjesi të re.
Disa pacientë në Britani kanë përshkruan një ndjesi ndryshe, atë të një pickimi në të gjithë trupin.
Tracy Clark, 49 vjeç, nga Tyneside e Veriut, tha se ajo gjithashtu ndjeu një ngacmim bezdisës si pickim teksa përjetonte simptoma të koronavirusit.
Ajo tha: “Unë e përshkruaj atë në këto mënyra: sikur të jem në një liqen të akullt, si të goditesh nga rrufeja, si kunjat dhe gjilpërat në të gjithë trupin . Nuk kanë dhimbje, por janë tmerruese”.
“Është një ndjesi fizike marramendëse, duket sikur çdo gjë nën lëkurë po zien. Kam patur për rreth 9 ditë simptoma, e dija që do të kisha temperaturë, kollë dhe dhimbje. Kisha lexuar për to. Por, u habita kur përjetova simptomën për të cilën nuk kisha lexuar askund. Edhe pacientë të tjerë që ishin në të njejtin spital me mua, kanë përjetuar të njëjtën gjë. Duket sikur diçka lëviz nën lëkurë, ndjen një ngjethje në trup dhe duket sikur e gjithë lëkura po “gumëzhin”, tha ajo më tej, raporton The Sun.
Liam Gardner, 40 vjeç, nga Surrey i tha The Sun se pas katër javësh që i kishin nisur simptomat e koronavirusit, ai kohët e fundit filloi të ndjejë një “shpim” në duar dhe krahë.
Ai tha: “Gishti im tregues dhe gishti i unazës mu mpinë komplet dhe kisha këtë ndjesi ndjesi shpimi gjilpërash në të gjithë duart dhe krahët”.
Nigel Davies, 60 vjeç, nga Chester filloi të përjetojë simptoma pasi u kthye nga një udhëtim në Austri në 14 Mars.
“Kam pasur një kollë dhe dhimbje të fytit, dhe javën pasardhëse kisha aq dhimbje trupi, ethe, dhimbje koke dhe fle gjatë gjithë kohës,” tha ai.
“Por gjëja më e çuditshme ishte lëkura ime, dukej sikur i gjithë trupi im ishte djegur nga dielli dhe madje edhe veshja e një bluze ishte e dhimbshme. Ishte kaq e çuditshme”.