Ka shkuar në 10149 persona të prekurve me Coronavirus në Itali, vendi i cili po përjeton ditët e tij më të 631 viktima dhe thuajse 1004 pacientë të shëruar plotësisht, janë këto të dhënat më të fundit që vijnë nga Italia, shteti evropian më i goditur nga Coronavirusi. Shifrat të bëjnë të mendosh se ke të bësh me një bilanc lufte, një luftë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish. Vendi po përballet me një nga skenarët më të vështirë që pas Luftës së Dytë Botërore dhe është izoluar plotësisht pas një dekreti të kryeministrit Conte, që ndalonte tubimet masive dhe lëvizjet e panevojshm
Kledi Kadiu dhe familja e tij, e përbërë nga bashkëshortja Charlotte dhe vajza Lea, qëndrojnë “të izoluar” në shtëpi. Në një video-telefonatë në “Wake Up”, Kledi u bëri thirrje shqiptarëve që të mos përsërisin gabimin e Italisë.
Ai u shpreh se gabimi i Italisë qe fakti që nuk e mori seriozisht situatën. “Na dukej shumë larg Kina,” tha Kledi i cili theksoi rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi si masë kyçe për të parandaluar koronavirusin. Në një video në Instagram me mbishkrim “Gjithçka do të shkojë mirë edhe në Shqipëri”, ai u shpreh:
Së fundmi, kryeministri i Italisë e shpalli vendin si zonë të kuqe dhe u mor masa “qëndroj në shtëpi” për dy javë. Ky veprim pritet të ulë numrin e të prekurve me koronavirus, i cili për momentin ka shkuar në mbi 10,100 raste.