Mos u gënjeni nga mëngjesi; ja kur rifillojnë shirat!

Aktualitet

Vendi ynë paraqitet në kushte të qëndrueshme atmosferike deri në orët e mesditës. Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen duke sjell reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat Juglindore dhe Verilindore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.