Një mjek Italian Paolo Ascierto nga Napoli ka sugjeruar që të përdoret për kurimin e këtij virusi një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”. i cili përdoret për kurimin e artritit tek pacientët.
Sipas “La Republica”, mjeku ka thënë se ai ka trajtuar dy pacientë me të dhe brenda 24 orëve terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera.
“Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Nesër një nga 2 pacientët do të ekstrubohet sepse gjendja e tij është përmirësuar. Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm. Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike”, -tha ai.