Pas arritjeve të prodhimit të një vaksine Brenda një viti që nga fillimi i pandemisë, duket se mjekësia do të kalojë sërish në një nivel tjetër. Një vaksinë ne formën e pilulave!
Oravax, kompania që po punon mbi substancën, njoftoi se shpreson të fillojë fazën e parë të provave klinike tek njerëzit deri në muajin qershor. Vaksinat orale janë një opsion i mirë pasi do ishte më e lehtë shpërndarja dhe administrimi. Oravax është kompani e përbashkët nga dy firma: kompania izraelito-amerikane Oramed dhe kompania indiane Premas Biotech.
Gjithashtu kjo pilulë nuk do të ketë nevoja specifike për ruajtjen pasi mund të mbahet në frigorifer në një temperaturë normale.
Rezultatet e studimeve mbi kafshët janë inkurajuese”, thonë studiuesit që shtojnë se gjithsesi, rezultatet optimiste tek kafshët, jo gjithmonë rezultojnë të efektshme edhe tek njerëzit.