Sot deputetët e Bashkimit Evropian miratuan një certifikatë të re udhëtimi që lejon lëvizjen e lirë mes vendeve të Europës pa pasur nevojë të bësh karantinë apo të bësh teste shtesë të Covid 19.
Kështu shkruan agjencia e lajmeve Anadolu Agency. Kjo certifikatë hyn në fuqi për sezonin veror
Certifikata ka për qëllim shpëtimin e industrisë së udhëtimeve në Evropë dhe vendeve kryesore turistike.
Disa vende të BE-së tashmë kanë filluar përdorimin e sistemit, përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Gjermaninë, Greqinë dhe Poloninë.