Maturantët kanë dalë sot në protestë, pas provimit të Gjuhës dhe Letërsisë. Ata janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit për të protestuar në lidhje me provimet e Maturës Shtetërore, duke brohoritur “Ministria e Turpit”. Maturantët pretendojnë se ndryshe nga sa u tha, testi i Gjuhës Shqipe kishte pyetje jashtë programit dhe se ishte shumë i vështirë.
Me anë të protestave maturantët kërkojnë plotësimin e këtyre 3 kërkesave:
-Mundësi për rivlerësimin e provimit
-Uljen e nivelit të vlerësimit
-Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit
“Kërkojmë jo më pyetje absurde. Pyetjet ishin nga më idiotet, nuk di çtë them. Nuk ngjante fare me testin që na postuan dy javë më parë. Kemi frikë se edhe provimet e tjera do jenë kështu. Kërkojmë të ribëhet provimi, ishte çmenduri.
Nëse edhe provimet e tjera nëse janë të këtij lloji ne nuk hyjmë në provim”-tha për mediat një ndër maturantët.