Ministria e Shëndetësisë merr masat e para për të parandaluar përhapjen e mëtejshme

Aktualitet Botë/Rajon

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbardhur vendimet e marra pas konfirmimit të dy rasteve të para nga koronavirusi në vendin tonë.

Përpos çfarë kryeministri Rama tha gjatë fjalës së tij, vendimet që duhen zbatuar nga institucionet dhe njerëzit janë:

#1.
Mbyllja e aktiviteteve publike apo jo-publike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill.

#2.
Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura.

#3.
Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë

#4.
Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim

#5.
Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmundjeve infektive

#6.
Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Përjashtohet rasti kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve.

Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm më shumë se kurrë në lidhje me higjenën personale, të shmangin daljet e shumta në vende me grumbuj njerëzish (club-e, pub-e, lokale) dhe të kujdesen kryesisht për të moshuarit.