Ministria e Jashtme njoftim për ata që ndodhen jashtë vendit dhe nuk kthehen dot në Shqpëri

Aktualitet Botë/Rajon

Njërit nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve që ndodhen në Itali dhe u ka mbaruar afati i qëndrimit, por nuk mund të kthehen për shkak të pezullimit të udhëtimeve me Italinë, Ministria e Jashtme i ka dhënë përgjigje përmes një njoftimi.

Njoftimi:

Duke nisur nga data 2 mars 2020, është vendosur një pezullim 30 ditor i afateve për procedimet administrative lidhur me qëndrimin e këtyre shtetasve të huaj në territorin italian.

Pezullimi, në kuadër të një situate të forcës madhore, vlen si për procedurat e lidhura me lejet e qëndrimit (aplikim i parë ose rinovim), ashtu edhe për vizat.

Për këtë arsye, nuk do u jepet masa e përjashtimit nga territori italian qytetarëve të huaj, të cilët do të gjendeshin në situatë parregullsie, të shkaktuar nga pezullimi i korridoreve të transportit të njerëzve me Republikën e Italisë.

-Ndërkaq, nuk ka një sqarim për 17 shqiptarët që ndodhen në Spanjë të bllokuar, pasi janë mbyllur kufijtë. Personat kanë qenë me pushime dhe duan të kthehen në Shqipëri.

Ministria e Jashtme teksa bën thirrje të anulohen fluturimet, ka vënë në dispozcion adresat për të gjithë personat që ndodhen jashtë dhe të kontaktojnë me ambasadat:

Për të gjitha shërbimet konsullore të nevojshme apo të emergjencës do të aplikoni, pa u paraqitur në ambasadë, në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO):

1 Në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun (hyrja në SHKO): https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/

2 Në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx (hyrja në portal) apo https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx… (hyrja në SHKO).