Gjesti i Shqipërisë e cila dërgoi 30 mjekë në Itali u konsiderua shumë bujar nga Italia, por edhe kjo e fundit e ka shprehur vazhdimisht mirënjohjen ndaj nesh.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar n faqen e tij të ‘Facebook’ nje video të një qytetari italian që luan himnin shqiptar me fyell në ballkon, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për popullin shqiptar që u solidarizua me Italinë, duke dërguar 30 mjeke e infermierë në Bergamo.
Rama shprehet se është drithëruar nga ky mesazh. Qytetari italian thotë në video se “Kryeministri Edi Rama u tregua shume bujar me ne. Shqiperia nuk eshte se ka para por eshte si nje mik qe edhe kur ka euron e fundit ne xhep ta jep”.