Prej më shumë se dy ditësh një grup ekspertësh nga Turqia ka ardhur në Shqipëri për të parë situatën lidhur me Koronavirusin dhe për ndihmuar me menaxhimin e saj.
Një nga ekspertët e Komitetit të Turqisë për Covid Recep Ozturk, ka treguar mbi bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin turk Erdogan, për metodën që do ndjeki dhe Shqipëria:
“Referuar telefonatës tuaj, që keni bërë me presidentin Erdogan jemi vënë në lëvizje dhe jemi mbledhur si anëtarë të Komitetit të Ekspertëve të Turqisë dhe kemi marrë rrugën për në Shqipëri, me ftesën tuaj dhe të ministres së Shëndetësisë. Me të zbarkuar në Shqipëri, jemi takuar dhe me anëtarët e grupit të punës nga Ministria e Shëndetësisë dhe kemi shkëmbyer mendime të ndryshme. Kemi parë të gjitha masat e marra ndaj Covid-19. Shqipëria është e përshtatshme me metoda të reja dhe stafet mjekësore në luftën Covid-19. Këto metoda, këto procedura të cilat do t’i shpjegojmë. Rahmet Gyner është ai që ka dhënë kontributin më të madh për zbulimin e kësaj metode që ka ndihmuar jashtë mase në përmirësimin e situatës në Turqi. Mendojë se Shqipëria është e përshtatshme për ta praktikuar këtë”, tha Recep Ozturk.