Pas një sondazhi i cili u zhvillua nga Ministria e Arsimit për fillimin apo jo të vitit shkollor në shtator rezultatet ishin këto:
87% e pjesëmarrësve mendojnë se “duhet të kthehemi në shkollë në fillim të vitit shkollor dhe vetëm 13% duan kushte shtëpie”. Si rezultat I këtij sondazhi sot u dhanë udhëzimet e para për shkollën dhe janë këto:
Hyrja dhe dalja nga ambientet e institucionit:
–Orari dhe hyrjen në institucionet të arsimit rregullohet sipas një grafiku nga drejtoria
-Nxënësit paraqiten në institucionin arsimor duke respeketuar me përpikmëri orarin
-Nxënësit hyjnë në institucionin arsimor pasi janë vendosur në radhë në largësi nga 1.5-2 metra.
-Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes së institucion, njofton mësuesin ose personin përgjegjës për çëshjet shëndetësore
-Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godinës dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës
Qëndrimi dhe mësimi në klasa:
-Gjatë procesit mësimor, pedagogu qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit 2 metra
-Brenda klasës nxënësit qëndrojnë të ulur në banka të paktën 1.5 deri në 2 mera larg njëri-tjetrit. Në klasat që nuk është e mundur, nxënësit duhet të ndahen në klasa të tjera.
-Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe ti mbajnë rregullisht ato.
-Kur është e mundur praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborri i institucionit) duke i respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
-Nuk lejohet ushqimi në klasë.