Angela Merkel është bërë udhëheqësja më e fundit që ka reaguar duke lënë të kuptohet se Kina është përgjegjëse për çfarë ka ndodhur deri më tani, pasi ka mashtruar botën për koronavirusin.
Kancelarja gjermane i kërkoi Pekinit që të jetë më transparente në lidhje me origjinën dhe përhapjen fillestar të virusit!
“Unë besoj se sa më shumë transparente të jetë Kina për origjinën e virusit, aq më mirë është për të të gjithë botën, në mënyrë që të mos jetë më tepër në lidhje me të”, tha Merkel.
Deklarata e Merkel vjen pasi Macron tha se “Nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodh”, -kur u pyet në lidhje me shifrat e vdekjes dhe të infektimeve në Kinë.
Ndërkohë Donald Trump dhe figura të larta republikane në SH.B.A. gjithashtu kanë hedhur dyshime mbi të dhënat e koronavirusit në Kinë.
Kancelarja Merkel foli ndërsa Gjermania filloi të lehtësonte bllokimin si pasojë e koronavirusit, duke lejuar që dyqanet e vogla dhe bizneset të rihapnin, me kusht që të zbatonin masat distancuese sociale.