Moti i ngrohtë dhe me diell deri në fund të tetorit po i lë vendin motit të vërtetë të vjeshtës, të freskët dhe me reshje.
Fundjava që lamë pas ishte me kthjellime por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje. Edhe kjo javë nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor. Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave.