Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë urdhër që të ndalohen një sërë aktivitetesh biznesi në mbarë vendin. Sipas këtij urdhri mbyllen bare dhe restoranteve në të gjithë vendin, deri më datën 3 prill 2020.
Këto masa merren me qëllim përshkallëzimin e masave për sa i përket përballjes me pandeminë e koronavirusit. Përjashtim do të bëjnë disa kategori ku përfshihen shërbimi në banesë por konform rregullave higjenike, shërbimi vetëm për qytetarët e akomoduar ndërsa ndalohet shërbimi për qytetarët që nuk janë klientë.
Një vendim i tillë ishte marrë më herët ndaj bizneseve në zonat me risk të lartë dhe ku janë shfaqur rastet e personave të prekur nga koronavirusi në Tiranë dhe Durrës, por tashmë kjo prek të gjithë vendin.