Mbretëria e Bashkuar është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Europian, pas 47 viteve të anëtarësimit dhe pas tre viteve kur votoi referendumin.
Në Skoci u ndezën qirinj, për shkak se vendi votoi për të qëndruar në Bashkimin Europian, ndërkohë që përkrahësisht e Brexit qenë të pranishëm në sheshin para Parlamentit në Londër.
Në një mesazh në rrjete sociale, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u shpreh se “për shumë njerëz ky është një moment shprese, një moment që ata mendonin se nuk do të vinte kurrë.”
The Guardian, gazeta e përditshme britanike, shkroi: “Britania mund të largohet nga Bashkimi Europian, por The Guardian qëndron i lidhur fort me Europën. E ardhmja mund të duket e pasigurt, por me ndihmën tuaj, The Guardian do të jetë aty për të raportuar për njerëzit dhe fuqinë në Britani, Europë dhe përtej. Shpresa është fuqi.”