E kaloi periudhën e karantinës në pallatin e Zarzuela bashkë me familjen mbretërore, mirëpo këtë të martë mbretëresha Letizia e Spanjës, doli në terren. Ajo u angazhua mes vullnetarëve të Kryqit të Kuq, ku është presidente nderi.
Si një operatore e zakonshme, sovrania mori pjesë në mbledhje, priti telefonata dhe më tej u angazhua me dorëzimet e produkte të nevojës së parë, për familjet në vështirësi.
Me një veshje të zakonshme bardhë e zi, ajo u shfaq me doreza dhe maska duke asistuar vullnetarët. Por gjatë kësaj vizite u shmangën takimet dhe shtrëngimet e duarve, duke respektuar protokollet e sigurisë.