Mbështetja e vendeve të fuqishme është vendimtare për të përballuar me sukses një lufte kaq të madhe që po ndodh në të gjithë botën.
Ministrja, Olta Xhaçka ka njoftuar se në Shqipëri kanë mbërritur gjashtë autoambulancat e para nga Turqia, si pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura.
Xhaçka thotë se ne ditët javët në vazhdim do të mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajime që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.
Postimi i Xhaçkës: “Mbërritën 6 autoambulancat e para nga Turqia, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura.
Në Komandën Mbështetëse brenda pak javësh, do mbërrijnë edhe me qindra uniforma, çadra e pajime që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile, të gjitha të brenduara për herë të parë me logon e Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile.
Mirënjohje Turqisë për ndihmën e pakursyer edhe në ditët tona më të vështira.”