Me lehtësimin e masave shtrënguese kundra Covid-19, duhet të rritet kujdesi dhe përgjegjësia e qytetarëve për të kufizuar përhapjen e virusit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar një videomesazh për qytetarët me 5 rregullat kryesore që duhet të kenë parasysh për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Me vijimin e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!”, shkruan Manastirliu.
5 rregullat:
1.Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni
2.Nëse keni mundësi, punoni nga shtëpia
3.Kufizoni kontaktet me personat e tjerë
4.Kur dilni, ruani distancën prej 1.5 metra
5.Lani rregullisht duart