Lista e 55 aktiviteteve që vijojnë të jenë ende të mbyllura

Aktualitet Botë/Rajon

Ministria e Shëndëtësisë ka lejuar një pjesë të madhe të aktiviteteve ekonomike që të qëndrojnë të hapura, duke filluar nga dita e sotme, me kushtin që të zbatojnë rregullat e reja të higjenës.

Por janë 55 aktivitete, kryesisht në fushën e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të subjekteve në qytete, që do të vijojnë të jenë të mbyllura (lista në fund).

Në listën e aktiviteteve të mbyllura vijojnë të jenë pjesa më e madhe e dyqaneve të pakicës, si  Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara;  Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e këpuceve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të speciallzuara; Tregtia me pakice e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafsheve të shtëpise dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; Tregtia  me pakicë e oreve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuar; Tregtia me pakice e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar; Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit etj.

Të mbyllura vijojnë të jenë Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve; Tregtia me pakice të artikujve të tjere jo në dyqane, tenda ose tregje.

I bllokuar është dhe transporti, konkretisht Transporti hekurudhor interurban i pasagjereve; Transport rrugor i pasagjereve me sistemin urban; Aktiviteti i taksive; Transporte të tjerë rrugor të pasagjerëve; Transport detar dhe bregdetar i pasagjereve; Transporti ajror i pasagjereve

Kafet dhe lokalet vijojnë të mbyllura {Aktivitete te sherbimit te pijeve (Bar,kafe dhe lokal)} po ashtu dhe regjistrimi i zerit dhe aktivitete të publikimit të muzikës.

Arsimi vijon të jetë aktivitet i mbyllur.

Dentistët vijojnë të mos lejohen.

Argëtim gjithashtu nuk ka. Janë të ndaluara Shfaqje artistike; Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike;  Krijimtari artistike; Shfrytezimi i strukturave dhe paisjeve artistike.

Të mbylllura janë Aktivitete të bibliotekave dhe arkivave; Aktivitete të Muzeve; Funksionimi i vendeve dhe ndërtesave historike të ngjashme tërheqese për vlzitorët; Kopshte botanike dhe zoologjike dhe aktivitete të rezevateve natyrore.

Nuk ka as mundësi për të bërë palestër dhe aktiviteve të tjera të kujdesit të trupit e fytyrës e flokëve si dhe veprimtari sportive. Vijojnë të jenë të mbyllura dhe:

-Funksionimi i strukturave sportive

-Aktivitete të klubeve sportive

-Palestra

-Aktivitete të tjera sportive

-Aktivitete të parqeve të argetimit dhe atyre me orientim të caktuar

-Aktivitete të tjera argetimidhe  lodhese p.k.t.

-Floket dhe trajtime të tjera te bukurisë

-Aktivitete të mirëmbajtjes trupore