Vithkuq, kisha e manastire

Kulturë

v4

Në 24 lagjet e fshatit Vithkuq të Korçës pesë shekuj më parë u ndërtuan po kaq Kisha dhe dy Manastire. Sot një pjesë e tyre janë dëmtuar nga koha e gjatë dhe kanë nevojë për restaurim. Kjo është kisha e Shën Pjetrit, një nga asetet më me vlerë të trashëgimisë tonë kulturore. Muret janë plasaritur ndërsa pikturat murale janë zbehur saqë nuk duket më asgjë. Drejtoria Rajonale e Kulturës në bashkëpunim edhe me Mitropolinë e Korçës po punojnë për ristrukturimin e të gjitha kishave monument kulture. Aktualisht po ribëhet nga e para Ikonostasi i Kishës së Shën Mëhillit. Restaurimi i kishave ne Vithkuq per kryetarin e komunës do të jetë nje mundësi e mirë për të zhvilluar turizmin në këtë zonë. Vithkuqi nuk është me larg se 25 km nga qyteti i Korçës.