«Viktoria», cila është e vërteta që fshihet pas ngjyrës së syve të aktores protagoniste?

Kulturë

viktoriaeyes

Seriali “Viktoria” i cili transmetohet në kanalin Tring History në Tring, është një dramë televizive ku shfaqet jeta e mbretereshës Viktoria që nga ngjitja në fron në moshën 18 vjecare deri në martesen e saj me princin Albert. Në rolin e saj interpreton aktorja Jenna Coleman, por për producentin Damien Timmer, përshtatja e pamjes së saj me personazhin ka qenë disi e veshtirë.

victoria main large

Bëhet fjalë për ngjyrën e syve të aktores që është kafe, dhe të mbretereshës që ishin bojëqielli. Një sfidë e vërtetë për produksionin. Një përgjigje e shpejt dhe e thjeshtë do të ishin lentet e kontaktit, por sipas Damien Timmer lentet kanë konture shumë evidente dhe do të kuptohej lehtësisht duke mos e bërë personazhin shumë të besueshem. Ndaj zgjidhja ishte një mundim i vertetë.

landscape 1472224433 victoria ep1 1206

Momentet kur mbreteresha Viktoria shfaqet në serial, janë montuar sekond pas sekondi për të krijuar efektin real në zonën e syve, me qellim realizimin cilësor dhe me një natyralitet maksimal. Kaq seriozisht është punuar për këtë serial duke shkuar deri në detajet më të vogla, për ta sjellë historinë e mbretereshës Viktoria sikur të interpretohej nga vete madhëria e saj. Ky serial vjen në Tring History çdo të shtunë në orën 21:00.