Vajza e Bamir Topit i jep fund beqarisë (FOTO LAJM)

Kulturë

hhtrhtrhr

Ish-presidenti Bamir Topi, mbrëmjen e djeshme ka martuar vajzën e tij me djalin e biznesmenit të njohur, Luan Bregasi. Rreth 450 të ftuar nga fusha e politikës, biznesit, kulturës etj., ishin miqtë në darkën e Etida Topit dhe Ilir Bregasit.

Një dekorim plot klas dhe finesë, që dominohej nga e bardha klasike, duke iu përshtatur detajeve të oborrit të vilës dhe pa i ndryshuar ato, krijoi atmosferën e një feste me shije të rafinuar.

Vajza 26 vjeçare e Bamirit, Etida, ka ndëruar tri fustane nusërie gjatë mbrëmjes, të cilët i përshtateshin çdo momenti të caktuar të darkës.

Surprizë për të pranishmit ishte veshja e dhëndrit, Ilirit, i cili u shfaq ndryshe nga dhëndurët me kostume klasike që jemi mësuar, pasi kishte preferuar xhaketën e bardhë dhe pantallonat e zeza.

Një dhuratë e veçantë i ishte dedikuar nuses. Një pemë ulliri, 3000 vjeçare me emrin e Etidës, simbolika e së cilës do të ngelet përjetë në shtëpinë e ish-presidentit. 

htrhtrtrhhrt

rthhtthrthr