Tenis, Andy Murray merr fitoren e parë në turneun e Londrës

Kulturë

andy

 

Numri 1 i botës së tenisit, Andy Murray, arriti të merrte fitoren e parë në Grupin A të turin final të Londrës duke mundur 6-3; 6-2 kroatin Marin Cilicin. Për britanikun, kjo ishte ndeshja e parë si Numri 1 i Botës dhe e gjitha zgjati vetëm 1 orë e 32 minuta. Përballja me Cilicin, i cili vinte si i 17-ti i kualifikuar në këtë turne, ishte e 15-ta në radhë, prej të cilave Murray kishte fituar 11. Fillimi i lojës i pa të dy sportistët disi nervoz teksa skocezi arriti të fitonte pikët e para dhe ta mbyllte shpejt lojën. Murray kryesonte 3-1 kur Cilic bëri një gafë duke vendosur edhe fatet e takimit. Pas 47 minutash, seti i parë u mbyll 6-3. Në setin e dytë kroati u mundua të mbante një ritëm më të lartë, por dështoi ta përballonte formën e kampionit olimpik. Murray fitoi 4 nga 5 shërbimet që bëri duke kryesuar shpejt edhe setin e dytë, të cilin e mbylli 6-2 për vetëm 45 minuta. Tanimë Murray kalon në raundin tjetër, ku të mërkurën pret të përballet me japonezin Kei Nishikori, një sfidë edhe më e vështirë, për atë që nga britaniku konsiderohet si sfida për ta mbajtur sa më gjatë vendin e parë në renditjen e ATP-ës. Skocezi 29-vjecar gëzon një formë mbreslënëse prej 20 fitoresh radhazi këtë sezon.