Sot nata finale e Sanremos

Kulturë

sanremo 2017

Sot është nata finale e festivalit më prestigjioz italian Sanremo. Në mbremjen e djeshme u eleminuan disa artistë të mirënjohur si Giusy Ferreri, Ron, Al Bano dhe Gigi D’Alessio.
Ndërkohë, sot konkurojnë zëra të tjerë po kaq potent, kur ndër të tjera rradhitet edhe Shqiptari Ermal Meta. Në natën e tretë të festivalit kantautori Shqiptar fitoi çmimin “Cover 2017” me interpretimin e këngës së të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia” kënduar më vitin 1971.
Surprizë e natës së sotme është prania e disa të ftuarve si Alvaro Soler, i cili do të sjellë një kolazh të sukseseve të tij, si dhe dueti virtual midis Zucchero-s dhe Luciano Pavarotti-t.