Prej muajsh e kemi pritur me ankth dhe entuaziazem, por tani jemi në orët e fundit teksa sot do të startojë gjysmëfinalja e parë e festivalit evropian të muzikës, Eurovizion, direkt nga Stokholmi. Eurovizioni do të transmetohet direkt në TVSH, duke filluar ne oren 21:00.
Risia e këtij viti është që festivali do të trasmetohet për herë të parë edhe në SHBA, Kinë, Kore dhe Zelandën e Re. Për herë të dytë në garë do të jetë dhe Australia, e cila do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, me 12 maj bashkë me Shqipërinë.
Ne bazë të sondazheve, këngët më të pëlqyera që kanë shanse për të fituar trofeun e edicionit të 61-të janë:
Franca, Rusia, Kroacia, Ukraina,Australia dhe Malta.
Shtetet që do të ngjiten sot në skenë janë: Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria, Islanda, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, San Marino.