Seriali më i ri: #Girlboss

Kulturë

sophia-amoruso-britt-robertson-netflix.jpg

 

Në vitin 2014, bota dukej shumë ndryshe,fundet e shkurtra xhins Denim, konsideroheshin të shëmtuar dhe Taylor Swift kishte një model të ëmbël flokësh, ndërsa Nasty Gal ishte një kompani e suksesshme me në krye një CEO të mahnitshme punk: Sophia Amoruso. 

Shikoni se sa kanë ndryshuar gjërat brenda një kohe kaq të shkurtër: sot, duket se fundet Denim shihen me një interes të veçantë, Taylor Swift ka zbuluar stilin gotik brenda saj, ndërsa Nasty Gal dhe Sophia Amoruso nuk janë aq “zemërmira” sa më parë!
Nga ky “kaos” mode, Netflix do të startojë së shpejti një serial në formën e komedisë, frymëzuar pikërisht nga libri i Amorusos, #GIRLBOSS, dhe aktorja protagoniste, e cila do të ketë rolin e Sophie-së, duket se tashmë ka një emër: është bukuroshja e talentuar Britt Robertson, e cila ka luajtur në Tomorrowland, Under the Dome dhe Life Unexpected. Premiera e serialit që pritet me padurim nga fansat do të jetë në vitin 2017!Historia, në serial, nis kohë para se Amuroso të ëndërronte themelimin e Nasty Gal, në një kohë kur ajo thjesht shiste veshje të përdorura në internet… një rebele e varfër, me
komplekset e personazhit të filmit vizatimor “Piter Pan”. Gjatë serive, shikuesit do të mund të analizojnë evolucionin e një“anarkiste”-je të devotshme, mënyrën se si ajo mëson vlerat dhe
vështirësitë e të qenit “BOSJA” e jetës së saj.

Libri i Amorusos është një mishelë e biografisë, kujtimeve dhe këshillave për karrierë, një balancë kujtimesh të jetës së saj të mëparshme, miksuar me sugjerime se si një femër e vendosur dhe kokëfortë mund të arrijë suksesin në jetë… një nga këshillat? “Bëhu një person i mirë në punë… nëse je njeri i vështirë dhe jo tolerant, askush nuk do të dëshirojë të të ketë pranë”.
Kay Cannon, i njohur për serialet e famshme Pitch Perfect 2, New Girl dhe 30 Rock, do të ketë në krah Charlize Theron, Laverne McKinnon, Christian Ditter si dhe vetë shkrimtaren e librit Amoruso, në realizimin e serialit më të ri.
Ky serial nuk do të mungojë as në Tring!