Një ekspozitë e titulluar “Të zbulojmë të përbashkëtat” është hapur në Austri nga disa artistë shqiptarë dhe kosovarë. Piktura me vaj, punime në letër, skulptura etj. Shqipëria ishte përfaqësuar në këtë ekspozitë nga artisti Admir Përvathi dhe kryeministri I Shqipërisë z.Edi Rama me disa punime në letër.
Përvathi dallohet për pikturën abstrakte dhe në këtë ekspozitë prezantohej me 5 tablo në vaj. Kjo nuk ishte hera e parë që piktori i talentuar shqiptar prezantohej në Austri.
Ndërsa kryeministri Rama ka prezantuar disa nga punimet e tij në letër, saktësisht 8 të tilla. Një vëmendje të veçantë mori edhe titulli i tij si kryeministër i vendit, një titull që organizatorët e ekspozitës e kanë prezantuar edhe në një poster.