Per here te pare Shqiperia do te marre pjese ne “Ballkan Fila 2016”, si vend organizator i ketij eventi, qe mbledh filateliste nga i gjithe Ballkani. Kjo ekspozite do te zhvillohet fale mbështetjes nga Posta shqiptare me kerkese te Federates se Koleksionistëve te Shqipërisë. Ky lajm u be i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Postes shqiptare, Ardit Çela sot gjate ekspozitës per festimin e 101-vjetorit te Pulles se pare shqiptare.
Në kuader te ketij eventi, Posta shqiptare organizoi ne ambientet e Muzeut Historik Ndërkombëtar, ekspozitën e pullave të postes shqiptare nder vite. Ne fjalen e tij Ardit Çela, drejtor i Postës shqiptare e konsideroi pullen e postes si ambasadore te vendit me imazhin historik dhe kulturor qe përcjell. Ai falënderoi gjithashtu koleksionistët shqiptare pjesëmarrës ne “Ballkan Fila 2014”, ku juria e aktivitetit i vlerësoi ata me nje medalje ari, nje argjendi dhe nje medalje vermej.
Pulla e postes shqiptare e ka si ditëlindje 5 majin e vitit 1913. Nje vule e zeze me shtyten me shqiponje dhe mbishkrimin “Ministria e postelekomunikacionit” ishte forma e pare e postes shqiptare. Ajo u vendos ne 2232 zarfa. Ne ditet e sotme pulla e postes ka njohur evoluim deri ne zhvillimin dixhital te saj.