Princesha Diana kishte paralajmëruar vrasjen e saj

Kulturë

so beautiful princess diana 21947319 710 644

Një video e princeshës Diana, të Wellsit, ka filluar të shpërndahet në internet.Kjo video është një pjesë e një interviste të saj e dhënë për televizion britanik BBC në nëntor 1995.
Aty Diana tregon se është vetë familja mbretërore që nuk e do atë dhe nga e cila frikësohet. Ajo pyetet nëse do të bëhet Mbretëreshë, por e mohon.
Ndër të tjera në këtë intervistë, ajo sikur e paralajmëron edhe vdekjen e saj dhe njëkohësisht edhe përgjegjësit e mundshëm që në këtë rast është vetë familja mbretërore.
Diana humbi jetën në një aksident në një tunel në Paris në vitin 1997 së bashku me të dashurin e saj egjiptian, Dody Al Fayed.
Ajo ishte e martuar me princin Charles dhe la pas vetës dy djemtë, princat William dhe Harry.Bashkëshorti i saj Charles më vonë u martua me të dashurën e tij, dukeshën Cammila.
Në vazhdim ju sjellim të përkthyer këtë intervistë të saj:

Gazetari: Mendoni se do të bëheni mbretëreshë?
Diana: Jo, nuk mendoj.
Gazetari: Pse mendoni kështu?
Diana: Më pëlqen të jem mbretëreshë e zemrave të njerëzve. Në zemrat e njerëzve. Por nuk e shoh vetën të jem një mbretëreshë e këtij vendi. Mendoj se shumë njerëz nuk duan të më shohin mua si mbretëreshë, ata kanë vendosur qe unë jam e dështuar.
Gazetari: Pse mendon se ata kanë vendosur keshtu?
Diana: Sepse unë i bëj gjërat ndryshe dhe nuk i ndjek rregullat e shkruara në libër. Sepse unë drejtohem nga zemra e jo nga koka. E gjitha kjo më sjell probleme në punën time, dhe unë e kuptoj këtë. Por dikush duhet të dalë nga këtu dhe t’i dojë njerëzit.
Gazetari: Dhe ju mendoni se nga mënyra se si ju silleni, ju parandalon ju të bëheni mbretëreshë?
Diana:Ndoshta jo të më parandaloj, nuk do ta thoja këtë. Por mendoj se nuk kam shumë mbështetës në atë mjedis që e kisha dikur.
Gazetari: Ju mendoni në familjen mbretërore?
Diana: Po! Në njëfarë mënyre ata më shohin si kërcënim. Unë jam këtu të bëj mirë. Nuk jam një person destruktiv.
Gazetari: Pse ju shohin ju si kërcënim?
Diana: Çdo grua e fortë në histori, duhet të ecë një rrugë të ngjashme. Kjo rrugë është një forcë e cila shkakton konfuzion dhe frikë. Pse është e fortë? Nga ku e merr këtë forcë? Ku e bartë këtë forcë? Kur do ta përdorë këtë forcë? Pse publiku edhe më tej e mbështet atë?