Pengili “sjell” Paganinin

Kulturë

10352910 1545053545707149 2726323967118851382 n-533x340Është larguar nga Shqipëria qe ne vitin 1991 dhe pavarësisht rikthimeve ne skenën shqiptare, ajo e mbrëmjes se te hënës ishte nje tjetër forme e heres se pare. Arsyeja? Zgjedhja per te luajtur solo pa asnjë shoqërues ne Teatrin e Operës dhe Baletit. Alban Pengili, violinisti qe prej vitesh ka nje karriere te gjate ne Gjermani rrëfen per Vizion Plus zgjedhjen per te interpretuar pjese nga Paganini, e konkretisht “24 Kapriçot”.
Por interpretimi i mbrëmjes se te hënës ka pasur dhe nje tjeter veçanti. Muzika e Paganinit është riprodhuar nga kjo violine personale e instrumentistit, e cila sic Pengili zbulon ka tingullin e Stradivarit duke e bere ate te rralle. Koncerti i Tiranës do te shoqërohet keto dite edhe me klasa te veçanta qe violinisti do te mbaje per studentet e Universitetit te Arteve ndërkohe qe fundviti e gjen Pengilin ne nje tur qytetesh te ndryshme gjermane, me rastin e 150 vjetorit te lindjes te kompozitorit te famshëm Richard Shtraus.