Në Stokholm të Suedisë ndahet sot çmimi “Nobel” për Letërsi. Mes autorëve garues është dhe shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare. Konferenca për njoftimin e shkrimtarit më të mire për këtë vit nis në orën 13:00. Këtë konferencë mund ta ndiqni live në këtë faqe.
Kohët e fundit revista e italiane “Panorama” bëri një klasifikim me fituesit e mundshëm të Nobel-it për Letërsinë, duke e renditur Kadarenë në vendin e tretë. Ndërkohë, në vend të parë ishte autori kenian i romaneve, poezive, veprave teatrale, Ngugi Wa Thiong, ndërsa në të dytin ishte shkrimtari japonez Murakami Haruki. 78-vjeçari shqiptar ka qenë për disa vite me radhë kandidat për të fituar çmimin “Nobel” në letërsi, por nuk ka arritur ende ta fitojë atë. Më herët ai është nderuar me çmimin prestigjioz “Princi i Asturias” dhe “Man Booker International Prize” në 2005.