Në datat 8, 10 dhe 12 do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë edicioni i radhës së “Eurovision”. Padyshim që të gjithë shqiptarët i kanë sytë Eugent Bushpepaj por një këngë tjetër ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Bëhet fjalë për këngën “Monsters” nga Saara Aalto. Përfaqësuesja e Finlandës do të këndojë një këngë, teksti i së cilës është shkruar në 34 gjuhë, ndërmjet tyre edhe shqip.
“Nuk dua të kapem pas këtyre përbindëshave” – thotë Saara në minutën 2:37.