National Geographic propozon Valbonën për turizmin “jashtë shtëpisë”

Kulturë

accacacaca

Revista prestigjioze “National Geogrphic” ka hartuar një listë me nëntë destinacione ku mund të zhvillohet ai që njihet si “turizmi outdoor” ose “ jashtë shtëpisë” e mes tyre gjendet edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me një nga bukuritë alpine, siç është Valbona.

“Ata që zgjedhin turizmin e aventurës kanë nevojë për një vendqëndrim, për një guidë dhe për një pije të ngrohtë në fund të ditës. Ja nëntë destinacione ku mund të bëni ngjitje, ecje, eksplorim etj., dhe ku mund të asistoheni nga vendasit”, shkruan prestigjiozja amerikane.

Destinacionet e tjera që National Geographic popozon janë:

Moab në Utah; Niseko në Japoni; El Chaltén në Argjentinë; Ely në Minesota; Cairns në Australi; Manali në Indi; Huaraz në Peru; Hogsback në Afrikën e Jugut.

Ja çfarë shkruan revista për Valbonën:

“Pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve ‘90, Veriu i Shqipërisë u bë zona më e varfër e vendit më të varfër në Europë’. E njohur me emërtimin ‘Bjeshkët e Namuna’, zona ofron peizazhe malore të ngjashme me ato të Zionit (Parku Kombëtar në Utah, të SHBA-së) dhe që mund të zbulohen gjatë ngjitjes. Majat e maleve formohen nga masive shkëmbore të bardha, ndërsa pyjet me bredh dhe ah krijojnë kontraste të gjelbra. Parku Kombëtar është pjesë e Alpeve dhe itinerarit që njihet me emrin ‘Maja e Ballkanit’. Në fshat gjenden shtëpi pritëse tradicionale.

Mënyra më e mirë për të shijuar këtë destinacion është që të qëndroni në një nga këto shtëpi, të shijoni ushqimin tradicional dhe të shikoni perëndimin e diellit”, shkruan National Geographic, që këshillon që ky destinacion të vizitohet në pranverë ose vjeshtë.