Miratohet strategjia kombëtare për të rinj 2016-2025

Kulturë

largea_2606-480x2481454503178.jpg

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Strategjinë kombëtare për të rinj për vitin 2016-2025, njofton MIA.

Procesin e krijimit të kësaj strategjie të dytë kombëtare e kryesoi Agjencia për të Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Programin për zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Siç kumtoi Agjencia, krijimi i këtij dokumenti është rezultat i grupeve të punës në të cilat janë përfshirë pjesëmarrës-përfaqësues të organizatave joqeveritare, institucione dhe njerëz të rinj të cilët së bashku diskutuan për nëntë sferat parimore të përmbajtura në strategjinë: pjesëmarrje rinore, punë lokale rinore, informim rinor, punësim, arsimim, kulturë, sport, shëndet dhe cilësi të jetesës.

Pas krijimit të projekt tekstit, Strategjia u prezantua në kuadër të diskutimeve publike nëpër Republikën e Maqedonisë, pas çka, di ngjarje përfundimtare në fund të vitit 2015 u mbajt debat i madh publik, i cili përfshiu pjesëmarrje të më shumë se 100 pjesëmarrësve.

“Procesi i përpunimit të kësaj strategjie e cila do të kontribuojë për përmirësimin e gjendjes së të rinjve në kuadër të nëntë sferave, ishte një ndër proceset më inkluzive dhe transparente me pjesëmarrje të rreth 500 pjesëmarrësve të interesuar nga palët e prekura në sektorin e të rinjve”, thekson Agjencia.

Gjatë vitit 2016 pritet të përpunohet edhe plani i akcizës për zbatimin e aktiviteteve të parapara me Strategjinë.