Marrëdhënia e komplikuar e motrave

Kulturë

eggegegr.jpg

Ato ishin të dyja të bukura, plot stil dhe shpesh të dashuruara me të njëjtin mashkull. Në inter-vistën me Sam Kashner, Radziwill kthehet mbrapa në kohë dhe tregon se si ajo dhe e motra ia dolën mes famës dhe tragjedisë.

Jacqueline dhe Caroline Lee ishin motrat më të famshme në botë. Jackie ishte studioze, me flokë të errët, sportive dhe disi më e rezervuar. Lee, 3 vjet më e vogël, ishte me flokë të çelur, topolake dhe aventuriere. Kur ishin të vogla, ato e quanin njëra tjetrën “Jacks” dhe “Pekes”.

“Kur isha 7 vjeç, ne jetonim në New York dhe një ditë vendosa të arratisesha nga shtëpia – tregon Lee, tashmë 83 vjeç. “Mora qenin dhe nisa të largohesha në drejtim të urës së Broklin…por nuk shkova shumë larg… është e vështirë t’ia mbathësh ndërkohë që ecen me takat e nënës tënde.”

Të rritura në një apartament duplex me 12 dhoma në Park Avenue në Manhattan, gjatë verës mo-trat shkonin në pronën e familjes në Hampton. Ato e adhuronin babanë e tyre John Vernou Bouvier III, i njohur si “Black Jack”. Ai punonte si agjent burse dhe ishte mjaft i kërkuar nga femrat. Pinte shumë dhe shpenzonte mjaft para. Ai arriti ta shkatërronte martesën e tij me Janet Lee Bouvier, por vajzave i mësoi se jo vetëm që duhet të punon shumë, por edhe të bënin më të mirën e tyre për të tjerët.

Lee e donte shumë të motrën por e kishte të vështirë të jetonte me arritjen e Jackiet, si çmimet në gara me kuaj apo notat e larta në Shkollën e vajzave në Farmington, Connecticut. Jackie do të rritej dhe do të konsiderohej si femra më e bukur dhe më me stil në botë, por për ata që i njohën të dyja motrat, e dinin se Lee ishte po aq, madje edhe më shumë, e bukur, me shije të hollë për modë, ngjyra dhe stil.

E pyetur nëse dashuria për të bukurën ishte e trashëguar, Lee përgjigjet se “është çështje gjenesh, nëse i ke, je i destinuar të jetosh me të. Njerëzit që e duan të bukurën përbëjnë një klan më vete.”

Sam nga Vanity Fair, e vizitoi Lee në apartamentin e saj, gjatë këtij muaji, në Ditën e Pavarësisë së Greqisë. Për ironi, dashje pa dashje, në këtë ditë ai e lidhi atë me baronin grek Aristotle Onas-sis. Edhe pse sot, ajo është 83 vjeç, mbetet ende rrëzëllitëse, e ndjeshme dhe më një buzëqeshje të mrekullueshme. Lee e kishte parashikuar se Sam do të shkruante një histori për të. “Ju lutem më thoni se kjo nuk do të jetë një artikull për mua dhe motrën time. Jam e lodhur me këtë temë, është sikur të ishim motra siemeze” – u shpreh Lee. Në fakt, është e pamundur të takosh Lee dhe të mos mendosh për Jackien. Kur sheh futyrën e saj, menjëhërë të kujtohet ajo e së motrës. Ato kanë të njëjtën sy me vështrim të thellë dhe plot jetë.

Shtëpia ku ajo jeton është gjithashtu e arreduar plot stil. Kudo dallon shija e saj elegante. Ajo bën çdo gjë duke i ndryshuar ato nga pak. Ajo ndryshon rrobat e saj, garderobën, menunë e darkës, madje edhe njerëzit. Ajo e ka ndryshuar veten dhe jetën e saj. Por ajo ç’ka Lee ndryshoi më shumë ishte marrëdhënien e saj me të motrën dhe familjen Kennedy. Është si një rregull i pash-prehur, se kur je me Lee nuk duhet të flasësh për të motrën e saj. Kjo është një temë që askush se hap.

Megjithatë, Lee kujton se Jackie ishte gjithashtu e preferuara e babait të tyre. “Ai jo vetëm i kishte vënë emrin asaj, por edhe ngjante shumë me të. Kjo ishte një krenari e madhe për babain.” – tregon Lee.

Pas divorcit të prindërve, kur Jackie ishte 10 vjeç dhe Lee 7, mamaja e tyre Janet u martua me një bankier të pasur të quajtur Hugh D. Auchincloss. Ajo i mori vajzat e saj me vete në shtëpinë e Hugh, në Merrywood, një shtëpi mjaft e madhe dhe e bukur. Në familjen e re, motrat gjetën edhe djalin e Hugh, nga martesa e tij e parë dhe djalin dhe vajzën, Tomas dhe Nina, nga martesa e dytë. Megjithatë, në familjen e re motrat nuk ndiheshin mirë. “Ato ishin si dy jetime te vogla – u shpreh shkrimtarja Helen Chavchavdze, e cila kishte qenë në një klasë me Lee – ato ishim mjaft të lidhura, kishin atë lloj marrëdhënie që një njëri ka kur ndihet i pasigurt.”

Pas divorcit, babai i tyre Bouvier u zhvendos në një apartament të vogël me një dhomë. Kur vajzat e tij e vizitonin, ai i shërbente atyre darkën në një tavolinë kartoni. Pasuria e tij nuk ishte ajo e mëparshmja, për më tepër ishte shkatërruar e gjitha.

Gjatë adoleshencës së tyre, motrat zhvilluan stilin e tyre personal. Lee, tashmë më elegante se e motra, kishte më shumë dhunti. Ajo i dashuronte ngjyrat dhe kërkonte të binte në sy. Ndërkohë, Jackie kishte cilësitë e një “Marilyn Monroe”. Megjithatë, përveçse e bukur, ajo ishte edhe mjaft inteligjente.

Pas muajsh që i lutej, më në fund Janet pranoi të linte të bijën e saj 18 vjeçare të udhetonte nëpër Europë, në verën e vitit 1951, së bashku me të motrën Jackie, e cila kishte qenë më parë në Paris. Udhëtimi u konsiderua si një dhuratë për diplomimin e Lee, por në fakt kishte një tjetër arsye: për të marrë çmimin që kishte fituar Jackie nga Vogue’s Prix de Paris, për esenë më të mirë. Çmimi konsisonte në punë një vjeçare në zyrat e Vogue Paris dhe New York.

Çfarë do të ishte më e bukur për dy vajza në vitin 1951 se të humbnin nëpër Europe? Udhëtimi i tyre ishte plot aventura. Motrat shkruanin për udhëtimet e tyre në gazeta, të ilustruara me viza-time dhe poezi. Në këtë udhëtim, Lee njohu një nga heronjtë e saj, historianin Bernard Berenson. Ai e bëri Lee të dashurohej pas historisë së artit, sidomos atij të periudhës së Rilindjes. “Ndjehe-sha sikur kisha takuar Zotin” – kujton ajo.

Pasi u kthye në SHBA, Jackie filloi një punë një Washington Times-Herald si një “intervistuese kurioze” . Ajo arriti të intervistonte, mes të tjervëve, edhe Richard Nixon dhe John F. Kennedin. Ndërkohë, Lee punoi me disa editor mode për Harper Bazaar dhe u martua me Michael Temple Canfield. Më 18 prill të vitit 1953, Lee bëri dasmën me pasardhësin e shtëpisë botuese, me të cilin kishte dalë që kur ishte 15 vjeç. Dasma u bë në shtëpinë e Hugh në Merrywood. Ky i fundit, u shpreh në atë kohë, se kishte dyshimet e tij për këtë martesë jo për shkak se Lee ishte vetëm 20 vjeç por sepse sipas tij “ai nuk do të arrinte t’i plotësonte kërkesat e saj”.

Michael ishte i adoptuar nga Cass Canfield, botuesi i pasur i Harper & Row (e cila do të bëhej shtëpia botuese e Kennedit), por gjithashtu kishte thashetheme se ai ishte djali i paligjshëm i Dukës së Kentit dhe Kiki Preston. Kiki ishte një amerikane në kërkim të aventurave, e cila e takoi dukën fillimisht në Kenia. Lee shprehej në atë kohë se një nga arsyet pse u martua e re ishte se “mezi priste të largohej nga shtëpia… dhe ai ishte një djalë mjaft i pashëm dhe i qeshur.”. Ata u zhvendosën në një shtëpi të vogël nëNew York, të cilën Lee e dekoroi me shumë kënaqësi por shpejt çifti u arratis drejt Londrës. Canfield nisi një punë si asistent i ambasadorit të Amerikës në Londër. Kjo bëri që i riu amerikan të hynte një shtresën më të lartë të shoqërisë londineze.

Të vërtetat e pranuara

Duke u martuar e para, Lee ia kishte “kaluar” së motrës, por dy muaj pasi kishte kapur buqetën e nuses, Jackie nuk kaloi shumë dhe u fejua me beqarin më të kërkuar të Amerikës, senatorin e ardhshëm nga Massachusetts, John F. Kennedy. Jo vetëm që ai ishte i pashëm, i lakmueshëm dhe inteligjent por edhe shumë, shumë i pasur.

Për dasmën, e mbajtur në 12 Shtator, shtypi shkruante se ishte “eventi social më i madh i vitit 1953”. Pritja gala u organizua nga Janet nëNewport. Edhe njëherë, Black Jack Bouvier ishte ba-bai i nuses, por ai nuk ishte më ai burri i dikurshëm i pashëm dhe i edukuar. Jack u shfaq në dasmë gjysmë i veshur, me një shishe skoç në dorë dhe ishte shumë i dehur për të shoqëruar të bijën deri në altar. Kështu që, nderin për këtë e pati Hughdie Auchincloss.

Në Londër, Lee ishte pjesë e rretheve më të larta sociale, por martesa e saj nuk ishte e lumtur në përgjithësi. Nga njëra anë, Canfield ishtë shumë pijedashës, dhe nga ana tjetër çifti nuk e kishte të lehtë të gjente mirëkuptim mes palëve. Megjithatë, ishte lidhja jashtë martesore e Lee me emi-grantin aristokrat Stanislaw “Stas” Radziwill ajo që do t’i jepte fund martesës së tyre.

Radziwill vinte nga një familje polake e cila ishte shkatërruar gjatë pushtimit nazist. Stas ishte arratisur në Londër në fund të Luftës së Dytë Botërore. I mbetur praktikisht pa para, vetëm me bukurinë dhe sharmin e tij prej princi, Stas martohet me një trashëgimtare zvicieriane nga e cila fitoi një pasuri të madhe. Tashmë ai bëhët i pëlqyer dhe i njohur në Londër. Lee dhe ai u takuan kur Stas ishte i martuar me gruan e dytë të tij, trashëgimtaren Grace Kolin.

Atasheu i Ambasadës Amerikane i ftoi në një darkë Canfieldin, Radziwillin, Lordin dhe Lady Dudley në 26 mars 1957. Kjo datë do ishte e shënuar pasi pas këtij takimi dhe pas divorcit të Lee, ajo do të martohej me Radziwill, Grace me Lordin Dudley dhe Michael u martua me Lady Dudley. Ishte gati një trio.

Lee dhe Stas patën fëmijën e tyre të parë dhe të vetëm, Anthony, pas një viti martesë. Tashmë, ajo po jetonte një jetë për të cilën edhe Jackie mund të ishte xheloze. Ajo kishte një shtëpi të madhe e të bukur me kopshte në Buckingham, gjysmë ore larg Londrës. Ajo punoi shumë, me arreduesin Renzo Mongiardino për t’i shëndrruar shtëpitë në vende të jashtëzakonshme.

Jackie ishte vetëm 31 vjeç kur ajo lëvizi në Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë Zonja e Parë, një titull që ajo kurrë nuk e pëlqeu. “Ato ishin vitet tona më të bukura” – shprehej Jackie. Kennedy ishte mjaft krenar për të shoqen por edhe për kunatën e tij. Atij i shkëlqenin sytë kur fliste për Jackien dhe nuk donte kurrësesi ta zhgënjente. Për gjatë gjithë kohës që ata ishin bashkë, Lee ishte treguar mjaft diskrete dhe e heshtur në lidhje me kunatin e saj dhe të dashurat e tij, përfshirë këtu edhe Marylin Monroe, Marlene Dietrich dhe Judith Campbell Exner.

Familja Kennedy u zhgënjye kur Lee dhe Stas qëndruan në Londër dhe nuk ishin të pranishëm në inagurimin e Jackiet sepse, një muaj më parë Lee sapo kishte lindur fëmijën e saj të dytë, Ana Christina “Tina” Radziwill dhe nuk ishte mirë nga gjëndja shënderësore. Sipas disa burimeve të kohës, Lee gjithashtu do të “vuante” nga fakti i të qënurit motra e Zonjës së Parë. Hija e së motrës e kishte ndjekur atë gjithmonë dhe madje deri diku e kishte eklipsuar identitetin e saj.

Megjithatë, gjatë 2 viteve e gjysmë qëndrimi në Shtëpine e Bardhë, motrat u afruan me një ra tjetrën. E mbingarkuar nga statusi i saj dhe përgjegjësitë e reja, Jackie u mbështet tek e motra. “Asaj i duhej të udhëtonte shumë dhe i pëlqente të më kishte me vete. Pavarësisht shumë gjërave të përbashkëta, ajo që na lidhi më shumë ishte sensi jonë i humorit. ” – Lee shkruante në “Happy Times”. Lee dhe Stas e vizitonin shpesh Shtëpine e Bardhë dhe kaluan tre Krishtlindje të lumtura të gjithë së bashku.

Kur Jackie organizoi një mbrëmje vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë për Radziwillët, të motrat du-keshin të mrekullueshme. Jackie konsultohej shpesh me të motren kur vinte puna tek moda. Lee ishte më e guximshme dhe dallohej për stilin e saj më europian. Ndërkohë që presidentit i pëlqente që Jackie të ishte më amerikane dhe të vishej nga stilistët vendas. Stilisti Ralph Rucci, i cili ishte mjaft i afërt me Lee, shprehet se zonja Kennedy përfaqësonte stilin në Amerikë dhe sillte tendencë por kjo sepse ajo kishte këshilluesit më të mirë. Ndërkohë, Lee ishte gjithmonë origjinale. Ajo ia doli vet, sepse ajo i kuptonte veshjet dhe çdo gjë e kthente në perfeksion.”

Kujdes nga grekët

Suksesi spektakolar i udhëtimit të Jackiet në Paris në 1961, e ktheu Jackien dhe jo Lee-në në një ikonë mode ndërkombëtare. Kenedy i famshëm e prezantoi veten në shtypin francez si “burri që do të shoqëronte Jacqueline Kennedin në Paris” dhe gazeta Time shkruante për Jackien si “Gruaja e Parë e Modës”. Në fakt, ishte Lee ajo që përzgjodhi garderobën e Jackiet për këtë moment vendimtar në skenën botërore.

E njëjta gjë ndodhi me motrat në vizitën historike në Indi dhe Pakistan në mars 1962, kur më shumë se 100.000 njerëz qëndronin në rrugë për të pritur dhe thërrisnin “Rroftë Zonja Kennedy”, ndërkohë që Lee qëndronte e heshtur në krah të saj. Motrat gjithashtu hipën në një deve, pjesë të ceremonisë, veshur me fustane verore, perla dhe taka të larta.

E gjithë vëmëndja ishte tek Jackie, e cila e kuptoi faktin se ishte në qëndër të gjithë udhëtimit. Ajo po bëhëj “gruaja më shumë e fotografuar” dhe konsiderohej personi më fotozhenik në botë.

Ajo që Jackie nuk dinte në atë kohë ishte se martesa e së motrës me Stas ishte drejt shkatërrimit. Stas kishte qenë i përkushtuar ndaj Lee, madje e admironte ekstravagancën e saj. Ndoshta jeta e së motrës e inkurajoi Lee, që të gjentë një mënyrë për t’ja kaluar Jackiet. Edhe nëse nuk mund ta mposhte atë, të paktën do të arrinte të gjentë dikë po aq të kërkuar dhe të pashëm sa John Kenne-dy, por shumë shumë më të pasur se ai. Ky ishte baroni grek Aristotle Socrates Onassis.

Lee e përshkonte Onassis në një intervistë të saj si një njëri të magjishëm. Ai ishte dikush që që në ecjen e tij dallonte se donte të dinte në sy dhe të kishte vëmëndje përreth. Pasuria e tij arrinte 500 milion dollarë, ekuivalente me 3 bilion dollar në ditët e sotme.

Në atë kohë Onassis ishte ende në një marrëdhënie me divën e operas Maria Callas, edhe pse Callas ishte e martuar. Lidhja e tyre e hapur kishte krijuar një skandal në Europë. Stars, duke pranuar lidhjen e re të së shoqes, u bë drejtor i Olympic Airways, në pronësi të Onassis.

Spekulohej se interesi i Onassis për Lee, ndikohej nga lidhja që ai kërkonte të vendoste me Shtëpinë e Bardhë. Jack dhe Robert Kennedy nuk e simpatizonin aspak Onassis, madje Jack i ishte shprehur sekretares së tij, se ai i ngjasonte me shumë si një “pirat”. Në verën e 1963, miqësia e Onassis me Lee kishte filluar të binte shumë në sy. Washington Post shkruante “Ndoshta baroni ambicioz grek kërkon të bëhet kunati i presidentit amerikan?”

Bobby Kennedy e konsideroi lidhjen e Lee si një “tradhëti ndaj të gjithë familjes”. Ai donte të largonte Lee nga Onassis dhe për këtë u mundua ta joshte atë me idenë se ajo duhet të shoqëronte Jackin në një tur europian që ajo do të bëntë në Britaninë e Madhe, Itali, Gjermani dhe Irlandë. Jackie ishte në atë kohë 7 muajshe shtatzanë, e kishte kaluar një abort dhe nuk donte të rrezikonte me një udhëtim. Udhëtimi u konsiderua si një tjetër triumf i presidentit. Para më shumë se gjysmës së popullsisë së Berlinit, ai mbajti fjalimin “Ich bin ein Berliner” në sheshin Rudolf Wilde, me Lee në krah dhe jo Jackin. Lee kujtonte më vonë se ajo ishte një eksperiencë e paharrueshme për të. Më vonë, Lee u kthye në Londër dhe më pas shkoi në Greqi, ku ajo rifilloi lidhjen e saj me Onassis, megjithëse jo çdo gjë shkonte perfekt.

Në 7 gusht 1963, Jackie lindi djalin Patrick, i cili vdiq 39 orë më pas. Lee shkoi menjëherë në Boston për të ngushëlluar të motrën, e cila nuk pushonte së qari. Mjaft e shqetësuar, Lee i kërkoi Onassis që të ftonin Jackien në jahtin e tij por ajo nuk mund të pranonte të largohej kaq shpejt pas vdekjes së të birit. Mendimi i të tjerve e shqetësonte shumë atë. Megjithatë, ajo shkoi dhe sipas historianëve qëllimi i saj ishte të ndalonte martesën e Lee me Onassis. Gjatë këtij udhëtimi, Onassis i la motrat në pjesën më të madhe vetëm dhe kjo i bëri ato më të lidhura me njëra-tjetrën. Katër javë më vonë pas qëndrimit me të motrën ajo vendosi të kthehej.

Më 22 nëntor 1963, president Kennedy u gjend i vrarë. Lee ishte në shtëpinë e saj në Buckingam. Ajo shkoi menjëherë në Washington për funeralin e kunatit të saj. Për të ngushëlluar të motrën, ajo i la një shënim në jastëkun e saj “Gjumë tëëmbël, e dashuria ime Jacks – më e forta dhe më fisnikja nga të gjithë”. Por më vonë Lee do të rrëfente se ajo kishte “jetuar në ferr” duke u përpjekur të ndihmonte të motrën: “Ajo nuk flinte natën, nuk pushonte së menduari për veten dhe nuk ndjentë asgjë, përveç se keqardhje për veten e saj!”

Jackie madje e kishte goditur në fytyrë Lee-në. Sipas Lee, Jackie ishte shumë xheloze për të, ndoshta për shkak se ajo kishte Stas-in dhe dy femijë, dhe në mënyrën e saj, Lee ia kishte arritur të ishte e pavarur. Jackie u mundua të rindërtonte jetën e saj dhe të mbronte fëmijët e saj.

Por tani ishte koha e Lee të shkëlqente. Ajo gjithmonë e kishte urryer atë që shkruhej për të në shtyp gjatë qeverisjes Kennedy, shumë prej të cilave nuk ishin të vërteta. “Ka pasur shumë gjëra që unë nuk mund t’i bëja ndërkohë që kunati im ishte president” – tha Lee. Ajo u tregua mjaft e sinqertë dhe tregoi se kur mori vesh lajmin se John F. Kennedy kishte vdekur, ajo mendoi “Më në fund, jam e lire”.

Shfaqja Truman

Në vitin 1964, Jackie bleu një apartament në 1040 Fifth Avenue, megjithëse Robert Kennedy këmbënguli që ajo të blinte një duplex më afër shtëpisë së të motrës, në mënyrë që të kalonin më shumë kohë së bashku. Për arredimin e shtëpisë së saj, Lee u këshillua përsëri me Mongiardino, duke e shëndrruar vendin në atë që u quajt “showplace më i bukur nëNew York”, duke zgjedhur ngjyrën e kuqe kadife si dominuese. Gjtihashte, vendi kishte një vend me piktura nga shekulli XVIII. Lee nisi të shkruante artikuj mbi modën dhe kulturën nëLadies’ Home Journal ku njohu edhe Truman Capote, një shkrimtar i djallëzuar. Ai dalloi tek Lee “një inteligjencë të klasit të parë” dhe feminitetin e saj.

“Truman ra në dashuri me mua – kujton Radziwill – ai mendonte se, nuk kishte asgjë që unë nuk mund ta bëja apo ta arrija”. Sipas tij, Lee duhet të shkonte në teatër për të luajtur rolin e Tracy Lord, heroinën e “The Philadephia story” nga Philip Barry. Por Stas ishte kundër kësaj ideje. Si-pas tij, Lee kishte një jetë perfekte dhe një hap i tillë do të bënte që ajo të merrte kritika të shum-ta.

Truman ishte e fiksuar të tregonte gjithandej për “mjelmën”, siç e quante ai miken e tij Lee. Ai u mundua të organizonte çdo aspekt të produksionit. Duke qenë se Lee nuk ishte eksperiencë në aktrim, u mendua se do të ishte mirë që ajo të bentë një shfaqe 4 javore në një teatër të Chicagos. Lee ishte mjaft entuziaste për këtë. Edhe Truman e nxiste vazhdimisht, megjithëse burri i saj ishte kundër. Yves Saint Laurent u kujdes për dizenjimin e të gjithë kostumeve të Lee. Kenneth erdhi për t’u kujdesur për flokët e saj dhe Truman u kujdes për të gjithë orkestrimin e shfaqes. Të gjithë shfaqes iu kushtua një vëmendje e veçantë. Biletat për të katërt javët u shitën menjëhere dhe publiku i natës së parë përbehej vetëm nga njërëz të pasur dhe të famshëm. Por një nga fytyrat më të njohura në shfaqe ishte Jackie.

A ishte ajo xheloze për këtë arritje të së motrës? “Edhe unë e dashuroj aktrimin. Mendoni se është shumë vonë?” – i tha ajo shkrimtarit Gore Vidal. Ajo madje e mendoi që të shkonte në një studio për të bërë një prove megjithatë e dinte se Kennedyt nuk do të ishin dakord. Jackie në mënyrën e saj, ishte bërë një yll skene. Vidal do të shprehej më vonë se ajo ishte një yll i heshtur i filmave të paxhiruar. Fytyra e saj gjendej gati në çdo kopertinë. Pavarësisht ndjenjave të saj, Jackie i dërgoi një kuti me jargavanë Lee-së për t’i uruar asaj fat të mbarë.

Kur perdet u ngritën në natën e parë të shfaqes, Lee pati mjaft dyshime. “E mbaj mend shumë mirë, – kujton ajo – skena e parë ishte Tracy duke u munduar të shkruante një letër. Edhe une nuk mundja të lëvizja dorën, ndjehesha e paralizuar.” Ishte e vështirë për të, të shprehte emocionet. Gjatë gjithë jetës, ato ishin mësuar t’i fshihnin ato.

Kritikat ishin të këqija por audienca e pëlqeu. “Mendoj se kritikat ishin shkruar që para se shfaqja të realizohej” – shprehet ajo. Lee bëri të tjera plane për të bërë shfaq televizive, përsëri nën kujdesin e Truman. Stas, ndërkohë, vazhdonte të ishte kundër. Ai madje e kërcënoi Lee se nuk do ta lejonte më kurrë të shihte fëmijët. Kështu që ajo hoqi dorë. “Sa turp! Kisha kaluar aq shumë dhe në fund vendosa të mos e vazhdoj! Sa keq!” – kujton ajo.

E pyetur në atë kohë, nëse ajo nisi aktrimin për tu bërë më e famshme se e motra, Lee përgjigjet : “Këtë po e bëj për veten time, për mënyrën se si më bën të ndihem. Nëse dikush kërkon vetëm famën, atëhëre ka rrugë më të lehta për ta arritur”

Ishte ora 4 e mëngjësit, më 5 Korrik 1968, kur Jackie mori një telefonatë nga Stas. Bobby Ken-nedy sapo kishte fituar zgjedhjet në Kaliforni, por ajo që Jackie nuk dinte ishte se ai ishte qëlluar. 42 vjeçari, Robert Kennedy ishte qëlluar në kuzhinën e Hotel Ambassador në Los Anxhelos. Edhe njëherë tjetër, Jackie ndihej në rrezik për veten dhe fëmijët e saj. “Ata po vrisnin të gjithë Kennedyt në Amerikë”.

Katër muaj më vonë, më 20 Tetor 1968, Jackie u martua me Aristotle Onassis. Por këtë lajm, Lee nuk e mori vesh nga e motra. “Onassis më tha mua, madje mu lut që të isha e pranishme në dasmën e tyre” – tha Lee.

Kur Lee mori vesh për këtë martesë, u ndje e shkatërruar. Si mund t’ja bënte Jackie këtë? Megji-thatë, ajo u tregua e fortë dhe u shpreh publikisht: “Jam e gëzuar që isha unë shkaku që motra ime u martua dhe jam e sigurt që ajo do të ketë gjithë lumturinë që meriton.” Por pas kësaj, marrëdhënia midis motrave nuk do të ishte më kurrë e njëjta.

Disa u çuditën se si “Mbretëresha e vë e Amerikës” u martua përsëri. Disa të tjerë çuditeshin se si ai u martua me të. Ari konsiderohej si një burrë mjaft sharmant, me një inteligjencë të madhe. Ai dallonte për njohuritë e tij në mitologjinë greke dhe në shkencat e natyrës. Në rrethin europian, aty ku Jackie nuk dallohej, zërat që qarkullonin komentonin duke u shprehur “çfarë pa ai tek ajo?”

Ajo çfarë ai padyshim pa tek ajo ishte një triump – një grua me famë botërore përtej Lee dhe Ma-ria Callas, në kërkim të mbrojtjes së tij dhe e fisnikëruar nga historia e saj tragjike. Duke u rimar-tuar, Jackie do të kishte hequr dorë nga të ardhurat e saj nga familja Kennedy, kështu që si dy koka shteti, Jackie, me përfaqësues bankierin Andre Meyer, dhe Onassis negociuan për pasuritë e tyre. Ata u martuan dhe bënë një dasëm ortodokse greke në Skorpios, ishulli privat i Arit në Gre-qi. Lee ishte e pranishme në dasëm.

Jackie dhe fëmijët e saj ishin mjaft të mbrojtur në parajsën ku jetonin por ajo dhe burri i saj i ri kishin shumë pak të përbashkëta. Një muaj pas dasmës, Onassis u kthue tek e dashura e tij Maria Callas. Callas, akoma e inatosur se ishte lënë, fillimisht për Lee dhe tani për Jackien, u mundua ta dëbonte Onassis kur ai ju shfaq i zhveshur në apartamentin e saj në Paris dhe nuk pranonte të vishej. Diva e operas telefonoi policinë, e nxori atë jashtë dhe bërtiste duke përplasur dritaren “Turp të të vijë!”. Por shpejt, ajo do të kthehej me të.

Pas martesës së Jackiet, Lee u mundua, edhe njëherë, të riniste jetën e saj. Në dasmën e të motrës, ajo takoi një mik të Jackiet, Peter Beard, një fotograf i pashëm dhe aventurier. Gjithashtu, ai ishte një mik i mirë i Stas.

Beard u vendos në apartamentin e Lee në Manhattan dhe Lee mori një shtëpi me qera që i përkiste Andy Warhol dhe regjisorit Paul Morrisey. Ishte Peter i cili e prezantoi Lee me Warhol. Jackie ishte e dashuruar pas Peter, po aq sa Lee. Motrat vazhdonin të fanisnin jetën dashurore të njëra tjetrës. “Si dy pemë, degët e së cilave ngatërrohen me njëra tjetrën dhe hijet e të cilave janë të padallueshme.” – shprehej drejtuesi i filmave Jonas Mekas.

Pastrimi i shtëpisë

Lee e jetoi lirinë e saj ashtu siç ishin edhe vet vitet ’70. Ajo u shfaq në ballinën e revistës “War-hol’s Interview”. E shoqëruar nga Peter Beard, ajo ju bashkuar turit të Rolling Stones në 1972. Kur pyetet nëse gjatë jetës së saj ka ndonjë peng, ajo shprehet se do të donte të kishte një profe-sion, një zanat. E vendosur për të zbulur plotësisht identitetin e saj, ajo lancon një biznes të arre-dimit të brendshëm dhe nis të shkruaj një biografi. Ajo u bë drejtuesja e emisionit të vet për CBS, “Biseda me Lee Radziwill” ku ajo intervistoi disa nga miqtë e saj si John Kenneth Galbraith, Nu-reyev, Gloria Steinem, Halston.

Në verën e vitit 1972, Lee nisi të bënte një dokumentar për fëmijërinë e saj në Hampton, ku halla e saj Edith Beale ishte narratorja. Peter Beard sugjeroi se David dhe Albert Matsles do të ishin perfektë për të drejtuar projektin. Por shpejt, ajo zbuloi se halla e saj dhe kushurinjtë po jetonin një shtëpi të mjerueshme. E tronditur nga gjëndja e rrënuar e tyre në kontrast me shtëpinë e saj të mrekulleshme, Lee së bashku me Jackien vendosën të ndihmonin hallën e tyre. Në lidhje me fil-min, Lee kujton për “Happy Times” se kushurinjtë e saj këmbëngulën që t’ja linin çdo gjë në dorë atyre, për të realizur një film me në qendër marrëdhëniet midis një nënë dhe së bijës.

Dokumentari “Grey Gardens” doli në vitin 1975 dhe mori disa çmime si Tony Award për muzi-kalitetin dhe Emmy Awards. Por ajo që mungon në film janë pamjet pabesueshme të Lee dhe kushurinjve të saj. Ajo pastroi shtëpinë e tyre ndërsa Jackie mori meritat për Grey Gardens. Ndërkohë që Lee levizte frigoriferët nga kuzhina, kushurinjë e saj ishim mjaft të lumtur që e ki-shin aty.

Divorci i Lee nga Stas u bë zyrtar në vitin 1974. Ai ishte zemërthyer, pasuria e tij ishte zvogëluar dhe figura e tij ishte përhumbur. Vitin që do të vinte, Onassis do të niste proçedurat e divorcit kundër Jackiet. Në 15 mars 1975, para se divorci i tyre të finalizohej, ai vdiq në Paris dhe u varros në Skorpios. Jackie ishte nëNew York kur ai vdiq. Do të duheshin 2 vjet deri sa vajza e tij Christina të arrinte një marrëveshje me Jackien për pasurinë e tij. Jackie mori 20 milion dollarë parà kesh dhe 6 milion të tjera për të mbuluar taksat e trashëgimisë.

Në vitin 1993, djali i Lee, Anthony u fejua me Carole Ann DiFalco, të cilën ai e kishte takuar gjatë punës së tyre në ABC News nëNew York. Ajo ishte një figurë e famshme e ekranit, një grua inteligjente e ardhur nga një familje italiane. “I korigjoj gjithmonë njërëzit, kur më thonë se jam martuar me dikë të familjes Kennedy. Jo unë jam martuar me dikë nga familja Radziwill dhe është një ndër për mua” – shprehet ajo.

Anthony dhe Carole u martuan në vitin 1994 por vitet e martesës së tyre kaluan duke luftuar kancerin e Anthonit. Ai ishte diagnostikuar në 1990 por sëmundja iu rishfaq pak pasi ata ishin martuar. Carole shkoi një libër për vitet që kaloi si gruaja e Anthonit të titulluar “What Remains: A Memoir of Fate, Friendship, and Love.”

Në vitin 1976, Stas Radziwill vdiq nga një atak kardiak, në moshën 62 vjeçare. Në vdekjen e tij u mor vesh se nga pasuria e tij nuk kishte mbetur asgjë dhe nuk i kishte lënë asnjë para fëmijëve të tyre. Pesë muaj më vonë, Hugh D. Auchincloss, dikur “xhentëlmeni i parë nëNew York” vdiq nga empisena. Edhe ai e kishte humbur thuajse të gjithë pasurinë e tij.

Ndërkohë, Lee përpiqej të shkruante një autobiografi me kujtimet e saj. Më pas, ajo zbuloi “One special summer”, një kujtim i ëmbël dhe plot stil, që ajo dhe Jackie kishin bërë në udhëtimin e tyre të parë në Europë. Ai ishte një testament i cili dëshmonte se sa të lidhura kishin qenë ato me njëra tjetrën, kohë më parë. Lee dhe Jackien ranë dakord se duhet ta publikonin atë dhe kështu ndodhi.

Në vitin 1979, pas romancës së saj me Peter Beard, lidhjes me avokatin Peter Tufo dhe arkitektin Richard Meir, Lee ishte shumë pranë martesës së saj të tretë me Newton Cope, një pronar hote-lesh nga San Francisco. Por pak para dasmës së tyre, Cope u tërhoq. Mesa dukej, Jackie ishte pas planeve të shkatërruara. Cope tha se Jackie kishte folur me avokatin e saj privatësisht dhe më pas e kishin kontaktuar atë duke i kërkuar një shumë mujore prej 15.000 dollarësh për Lee, si një kontratë paramartesore. “Unë nuk mendoj se Lee e donte këtë, Lee kërkonte dashuri jo si e motra Jackie e cila ishte e etur për para” – u shpreh Cope.

Por ai u ndje i manipuluar dhe i zhgënjyer, edhe pse ai e donte me të vërtëtë Lee-në. Ajo që ai nuk duronte dot ishte se si gruaja e tij e ardhshme ishte aq e trembur nga e motra. Më vonë, ai do të thoshte – “Sa keq që Lee nuk largohet nga e motra. Të jetuarit vetëm disa blloqe larg saj, ishte si një detyrim të cilës nuk mund t’i shpëtonte.”

Tashmë, Jackie ishte një grua e pasur, trashëgimia e saj nga Onassis ishte rritur në 150 milion dollar, nën kujdesin e mikut të saj të besuar, biznesmenit amerikano – belg dhe tregtarit të di-amandëve Maurice Tempelsman. Ndërkohë, Lee ishte në një situatë të rëndë ekonomike. Në vitin 1979, Lee shiti dupleksin e saj dhe bleu një apartament të vogël, dy blloqe më larg. Më vonë, ajo do ta shiste edhe këtë apartament për të blerë një akoma më të vogël.

Fundi i një epoke

Jackie u ndje e lehtësuar kur Lee u martua me producentin e filmave, Herbert Ross në vitin 1988. Ajo bëri një darkë për nder të çiftit në apartamentin e saj. Ajo shprehej në atë kohë se ishte e lumtur për të motrën. Ross e kishte nisur si kërcimtar dhe koreograf. Edhe pse backgraundet e tyre ishin të ndryshme, dhe disa thonin se Ross ishte biseksual, Lee dukej se gjeti dashuri dhe siguri në krahët e tij.

Në fillim të vitit 1994, Jackie atëherë 64 vjeç u diagnostikua me kancer dhe në pak muaj ai u përhap në mëlçi, në palcë kurrizore e deri në tru. Ajo vdiq e rrethuar nga familja e saj në 19 Maj 1994, në shtëpinë e saj në Fifth Avenue. Kur Lee mësoi për sëmundjen e së motrës vrapoi menjëherë tek ajo dhe kur mori vesh se vdiq qau pa pushim. Pasuria e saj i kaloi në pjesën më të madhe fëmijëve. Gjithashtu, ajo la para dhe dhurata për të gjithë të afërmit e saj, përfshirë edhe fëmijët e Lee. Por ajo nuk la asgjë për të motrën, asnjë edhe njëkujtim. Lee ishte me të vërtetë shumë e lënduar.

Më 16 Korrik 1999, John Kennedy Jr., gruaja e tij Carolyn Bessette Kennedy, dhe motra e saj, Lauren Bessette vdiqën në një aksident ku John, i cili i jepte makinës, u ç’orientua dhe shkaktoi këtë fatkeqësi. Më vonë, Lee dhe i biri i Stas, Anthony u sëmurën me kancer. Martesa e Lee me Ross nuk zgjati dhe ata u divorcuan në 2001. Megjithatë, Lee Bouvier Canfield Radziwill Ross u mundua të rezistonte. Ndoshta, dhuntia më e madhe e saj ishte pikërisht kjo mbijetësa dhe të bërit e çdo gjëje me kurajo.

Në ditët e sotme, ajo e kalon kohën midis Parisit dhe New Yorkut, megjithëse ajo pranon se Pari-si nuk është më si më parë. “Ka një Mc Donalds në Louvre” – thotë ajo. Lee darkon shpesh me miqtë e saj si stilistja Carolina Herrera dhe i shoqi, Reinaldo, editori Peter Beard dhe e shoqja, Nejma; dizanjeri Marc Jacobs; arreduesi i brendshëm Nicky Haslam; producentja Sofia Coppola; dhe miku i saj i besuar, Hamilton South. Ajo nuk shkon më në kimena siç bënte dikur dhe men-don se filmi bashkëkohor vuan nga mungesa e romancës dhe misterit. Diçka që ajo pëlqen shumë të bëjëështë të vizitojë Mantua, për t’i thënë lamtumirë. “Do të shkoj këtë verë për t’i thënë lam-tumirë, por do të jetë e mbipopulluar ndaj do të doja të shkoja me dikë që e njeh mirë artin. Mund të jetë Bernard Berenson!” – shprehet ajo.

“Fundi është shumë afër, më shumë se ç’duket. Besoj e kuptoni ku e kam fjalën” – ka përfunduar ajo në intervistën për Vanity Fair.

lee-radziwill-7-435.jpg