Lidhja befasuese mes të shkruarit dhe spiunazhit

Kulturë

12939281_185687985156610_1864112180_n.jpg

Figura të rëndësishme të letërsisë botërore janë marrë me spiunazh. Ndoshta kjo është arsyeja pse letërsia e tyre është kaq perfekte në këtë aspekt. Cilët janë disa prej tyre?

Graham Greene kërkonte të vërtetën tek njerëzit që kishte përreth për hir të të shkruarit, dhe të gjithë që i lexojnë veprat e tij pyesin veten se si se si ai u përfshi në një formë tjetër të të zbulimit të së vërtetes, në spiunazh. Gjatë kohës që ai nuk shkruate, Greene punoi si agjent për M16, Shërbimi Inteligjent Britanik. Ai u bë pjesë e saj në vitin 1941, ndërkohë që karriera e tij si shkrimtar ishte forcuar. Ai ishte një mbulim mjaft i gjetur ku askush nuk dyshonte. Ai udhëtoi në shumë vend dhe spiunazhi i dha atij në informacion të paçmuar, të cilin ai e përdori në romanet e tij si “Our man in Havana”, “The Quiet American” etj. Graham Greene ishte, pa dyshim, i pari shkrimtar që eksperimentoi me spiunazhin.

Por, Green nuk ishte i vetmi! Ian Fleming dhe John Le Carré ishin, gjithashtu, pjesëtarë të Shërbimit Inteligjent Britanik. Roald Dahl, autori i “Im ungj Osvald”, ishte një spiun nga Washington. Peter Matthiessen ju bashkua CIA-s.

Ernest Hemingway kishte gjithashtu kontakte me Agjensitë e Inteligjencës në Amerikë dhe atë të Bashkimit Sovjetik. U bë pjesë e një grupi të rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë patrullonte në Karaibe në kërkim të nëndetëseve gjermane. Sipas disa dokumenteve, mënyra se si ai operonte gjatë patrullimit në Karaibe ishte duke u shtirur sikur peshkonte, derisa një nëndetëse gjermane afrohej dhe më pas e sulmonin armikun me armë, mitrolozë dhe granata dore. Sovjetikët më vonë e rekrutuan atë “për të punuar në baza ideologjike”, dhe e koduan me emrin“Argo”. Koncepti që ai përcillte me romanët e tij ishte e mirënjohura “teoria e ajsbergut”, ku shkrimtari deri diku tregohej minimalist, dhe ishte lexuesi ai që e zbulonte të vërtetën e personazheve. Për këtë, pa dyshim që kontribuoi edhe puna e tij në inteligjencë.

Nuk ishte rastësi që kaq shumë shkrimtarë kanë punuar për Agjensitë e Inteligjencës. Shkrimtarët krijojnë histori, dhe spiunët i zbulojnë ato. Në këtë kuptim, të gjithë shkrimtarët janë nga pak spiunë, ata vëzhgojnë njerëzit përreth tyre, studiojnë karakteret e tyre dhe i përdorin në funksion të artit dhe letërsisë. “Çdo gjë i shërben një shkrimtari, çdo gjëështë e dobishme për të” është shprehur Green. Ata janë të fiksuar pas ndodhive, motiveve dhe perspektivave, janë të lidhur më botën e jashtme dhe të brendshme të çdokujt. Vet spiunazhi është një lloj metafore, ne të gjithë jetojmë të fshehur, duke maskuar jetën tonë private.

Burimi: economist.com

12968588_185687981823277_1987661474_n.jpg