Në Oslo të Norvegjisë shpallet fituesi i çmimit Nobel për Paqe 2014. Mes kandidatëve për këtë çmim janë: Edward Snowden, Papa Françesku, dhe vajza pakistaneze Malala Yousafzai. Fituesi merr, 1.1 milion dollarë. Ati i shenjtë, është cilësuar si “Papa” që ka thyer vëmendjen e Kishës te të varfrit. Yousafzai, ka bërë fushatë kundër shfrytëzimit të vajzave nga talibanët dhe gjatë një tubimi është goditur në kokë me armë zjarri, në vitin 2012. Ndërsa Snowden ka publikuar qindra – mijëra materiale sekrete të NSA-së, ku vërtetohet se kjo agjenci ka kryer përgjime ndaj shumë shteteve dhe zyrtarëve të tyre. Nje dite me pare Patrik Modiano u shpall fitues i çmimit Nobel ne Letërsi.