Korçë, Festivali i Komedisë

Kulturë

vlcsnap-2014-09-22-12h21m07s220-640x340Një formë ndryshe interpretimi dhe vendosjeje në skenë e sjellë në festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë ka fituar çmimin e parë. Komedia “Gjymtimi” e interpretuar nga trupa e aktorëve shqiptar të Shkupit ka marre vlerësimin e jurisë per shkak te veçantisë ne forme dhe përmbajtje. Me këtë komedi ka fituar çmimin si aktorja më e mirë Mejlinda Kostumoviç dhe aktori më i mirë Lulian Ahmeti, në rolin kryesor. Të tjera çmime shkuan edhe për artistë të njohur vendas. Robert Ndrenika ka fituar çmimin e “Karrierës”, kurse regjia më e mirë i takoi Ilir Vokshit. Përgjatë nje jave në skenën e teatrit “Aleko Prodani” janë ngjitur 13 trupat me te mira nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. shfaqje te cilat jane ndjekur nga nje numër rekord spektatoresh.