Pas muzeut “Marubi” në Shkodër, edhe një muzë tjetër në Korçë po mahnit të huajt. Portali gjerman “Bau Netz” i ka kushtuar një reportazh Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, një godinë e bukur e cila është inauguruar para pak kohësh.
Në fillim të shkrimit thuhet se Pashko Vaso, poeti kombëtar i Shqipërisë, ka thënë dikur se “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”.
Në shkrim theksohet se pavarësisht se Enver Hoxha e ndaloi fenë, në Korçë arriti të mbijetojë një koleksion i madh me ikona ortodokse, i cili mendohet se është më i madhi në Europë.
Tashmë ato e kanë një muze. Godina është projektuar nga DEA Studio, kurse interiorin e ka marrë përsipër kompania gjermane Bolles+Wilson, që ka realizuar dhe ka në plan të realizojë projekte të rëndësishme të tjera në Shqipëri. Përshtatja e interiorit për një muze të tillë ka qenë një sfidë e vështirë, por pamjet tregojnë se puna e kryer është spektakolare.
Në fund, edhe pse nuk ishte pjesë e kontratës, gjermanët u morën edhe me fasadën e godinës. Një anekdotë thotë se punëtorët e ndërtimit kishin menduar se po bënin një burg dhe e bënë fasadën e gurit shumë të errët. Kryeministri Edi Rama ndërhyri personalisht dhe tashmë edhe fasada ka ndryshuar.