Kërkohet kthimi në monument kulture i “Urës së Vashës”

Kulturë

59767725-640x340Shumë prej këtyre objekteve historike e monumenteve të kulturës të rinjtë gjimnazistë i kanë studiuar vetëm në libra. Por gjatë këtyre ditëve të “Javës së lëvizjes” për trashëgiminë kombëtare kulturore zyra e turizmit në bashkinë e Burrelit dhe qendra kulturore i kanë shoqëruar nxënësit t’i prekin ato nga afër, sic është “Ura e Vashës”. Një mundësi e mirë kjo për të promovuar edhe turizmin në rrethin e Matit. E ndërtuar në fillim të shekullit të 18-të “Ura e Vashës” është një ndër urat më të vjetra, të këtij stili të ndërtuari në Shqipëri. Ajo ndodhet 7 kilometra nga qyteti i Klosit e ndërtuar mbi shtratin e lumit Mat. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit pritet ta bëjë këtë monument kulture më të frekuentuar nga vizitorët.