Himn për James Bondin shqiptar!

Kulturë

grre.jpg

Gazeta britanike “Metro” ka bërë një kritikë muzikore për këngën përfaqësuese të Shqipërisë në garën evropiane të këngës Eurovision, duke e cilësuar atë si një himn për një James Bond versioni shqiptar.
Për me tepër kënga është cilësuar dramatike dhe e njëjtë me këngët e tjera që Shqipëria ka quar në Eurovision, duke përjashtuar këngëtaren Rona Nishliu.
“Në fakt ne jemi duke u mësuar me këto këngë që po sjellë Shqipëria por që nuk do të thotë se janë këngë të këqija. Nëse James Bond do të kishte një version shqiptar që do të ndiqte djemtë e këqij në rrugët e Tiranës kjo këngë mund të ishte himni i tij”, shkruan Metro.

Kjo gazetë tallet edhe me videoklipin e këngës “Fairytale” (Përralla) të performuar nga Eneda Tarifa, transmeton insajderi.
“Në video Eneda tregon një shumëllojshmëri të pamjeve të saj në skena të ndryshme. Në një moment ajo paraqitet e veshur me bluzë në të cilën është postuar në portret por nuk dihet se kush është e as për çfarë është. Ndoshta nuk e di as ajo”, ka shkruar gazeta.
Sipas gazetës britanike Shqipëria nuk ka shanse ta fitoj Eurovizionin.
“Aq sa do të donim ta shohim Shqipërinë duke mbajtur trofeun e Eruovizionit në duart tyre ( dhe sa e mrekullueshme do të ishte një garë e tillë në Tiranë) nuk jemi fort të sigurt se një performancë e Enedës do të mund të përkthehet në një kualifikim në gjysmë finale”, shkruan gazeta britanike.
Gazeta bazohet në performancën e Eneda Tarifës në “London Eurovision Party” ku të gjithë të kualifikuarit kanë kënduar, por Tarifa cilësohet të ketë bërë një performancë të dobët. /Telegrafi/