Ismail Kadare:Letrat shqipe pjesë të letërsisë botërore

Kulturë

is 1453977878-1141092

 

80-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare ka tërhequr edhe vëmendjen e shtypit të huaj. Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” i kushton Kadaresë një shkrim me titullin “Klima e rebelimit”.
Ismail Kadare zëri letrar i patriotizmit shqiptar mbush 80-vjet shkruan publicisti dhe shkrimtari i njohur austriak, Karl-Markus Gauss në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung (28.01) duke theksuar se është pikërisht Ismail Kadare ai që e bëri letërsinë shqiptare-pjesë të letërsisë botërore. “Romanet e tij ngritën lart krenarinë e shqiptarëve, durimin në vuajtje të një populli të vogël, i kërcënuar disa herë nga shpërbërja në historinë e tij, një populli, të cilin ai e vlerëson si ‘popullin më rebel në botë….fryma e rebelimit ishte kaq e përhapur dhe e pandryshueshme si klima e vendit.’”Süddeutsche Zeitung e vlerëson Kadarenë si një “autor patriotik i vendosur, i cili me mjetet e letërsisë moderne kërkon të rimarrë dhe vazhdojë një mision të vjetër të epikës. “Fakti që Kadare shkrin në një magjinë dhe realizimin, nuk ka të bëjë vetëm me brumosjen e tij artistike dhe talentin, por edhe me vendlindjen e tij, së cilës ai i kushtohet me një fuqi të admirueshme që prej 60 vjetësh. Nga magjia dhe realizmi kanë dalë vepra grandioze si Kronikë në gur, e botuar në 1971 në shqip dhe më pas e sjellë në gjermanisht nga Joachim Röhm.”Kritiku i ideologjisë neoosmaneShkrimtari e publicisti Karl-Markus Gauss thekson se “patriotizmi e ka futur Kadarenë nganjëherë edhe në ngushticat e nacionalizmit duke bërë që fqinjët sllavë sidomos ata serbë të reagojnë me sulme të forta. Pakthyeshëm ai pohon prej kohësh, se janë pikërisht shqiptarët kombi i vetëm i lashtë europian i Ballkanit. Kjo ka bërë që Kadareja të jetë në vitet e fundit një nga kritikët e pakompromis të ideologjisë së re neoosmane, me të cilën Turqia, përkundër çdo lloj realiteti përpiqet të kthejë në një kohë të artë, sundimin e detyruar osman.”“Madhështia artistike e Ismail Kadaresë është e pamohueshme, si romancier veprash të mrekullueshme ai i meriton të gjitha vlerësimet dhe çmimet, që mund të marrë një shkrimtar” nënvizon Süddeutsche Zeitung në artikullin e publikuar posaçërisht në 80-vjetorin e shkrimtarit Ismail Kadare.