Humbje për muzikën shqiptare, largohet nga jeta Francesk Radi

Kulturë

51458

Është ndarë nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar Francesk Radi. Prej disa ditësh, këngëtari 68 vjeçar ndodhej në gjëndje të rëndë shëndetësore si pasojë e një hemoragjie celebrale.

Françesk Radi kreu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe punoi në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai kfilloi punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe kompozoi dhe këndoi shumë këngë në festivalet e ndryshme .

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar i muzikës shqiptare.