Kur aktorja veterane e Hollivudit, Glenn Close, u nominua për çmimin Oskar si protagonistja më e mirë femër në vitin 2012, filmi ku ajo interpretonte rolin e një gruaje që vishej si mashkull për të gjetur punë në shek.19, u vu në qendër të vëmendjes së medias ndërkombëtare. E pyetur se ku ishte frymëzuar për këtë personazh, Close e drejtoi gishtin nga ky liber i botuar në Amerikë dhe Britani qeë në vitin 2000. Ai mbante firmën e Antonia Young dhe rrëfente historinë e burrëneshave shqiptare. Këtë të enjte, antropologia Young i është rikthyer Tiranës për të disatën herë që prej vitit 1990. Libri më i rëndësishëm i karrierës saj, “Gratë që u bënë Burra”, është përkthyer në shqip 14 vjet pas publikimit. Fenomeni shqiptar që Young studio për 7 vite në terren, kryesisht në veri të vendit, shërbeu si pikë referimi për dhjetra shkrime që pasuan historinë e Virgjëreshave të Betuara, nëpër media prestigjoze si The Guardian apo NeëYork Times. Por, antropologia shprehet se koheët e fundit me këtë fenomen po abuzohet, madje shumë studiues të huaj e kanë kthyer në biznes. Kureshtja për Shqipërinë, Antonia Young-ut i ka nisur që në fëmijeri, kur zbuloi në Londër rrëfimet e Edit Durhamit. Antropologia që jo pak herë ka qenë këtu edhe si vezhguese zgjedhjesh edhe pse me vështiresi, i ka fjalet e saj në shqip.