Tashmë është hedhur shorti për renditjen e Shqipërisë në Eurovizion. Shqipëria është renditur në vendin e 18, pra do të jetë e parafundit në gjysmëfinalen e dytë.
Përpara Shqipërisë do të jetë performanca e Gjeorgjisë dhe në fund performanca e Belgjikës.
Producenti i Eurovizion 2016, Christer Bjorkman ka thënë se: “Qëllimi im është që çdo këngë të ketë hapësirën maksimale, prandaj është e rrethuar nga këngë të tjera që i japin mundësinë të shkëlqejë në ato 3 minuta.
Kjo gjë gjithashtu redukton ankthin për vendosjen e një shteti në një rend të caktuar, sepse çfarëdo vendi të jetë artisti, e ka mundësinë që të jenë në qendër të vëmendjes”. /albeu.com/