Giusy Ferreri për herë të dytë në Tiranë: Ndihem krenare që ekziston një publik si ju

Kulturë

screenshot 60 1480405618 5794851.png

Këngëtarja e famshme italiane, Giusy Ferreri, e cila viziton për herë të dytë Shqipërinë pas vizitës së parë më 2009, vlerëson ftesën që i është bërë për të qenë e pranishme në kryeqytetin shqiptar për festat e Nëntorit, dhe konkretisht sot që është dhe “Nata e Bardhë”.

Ajo ka vlerësuar publikun shqiptar që i di pothuajse të gjitha këngët e saj që kanë bërë bujë edhe në playlistat botërore. “Novembre”, “Volevo te”, “Bangkok”, etj. do të këndohen sot në sheshin “Shën Tereza” për të gjithë publikun shqiptar.

“Jam shumë e kënaqur që edhe në jashtë Italisë ekziston një publik që më do. Pas viti 2099 u habita publikun kur këndonte këngët e mia. Është diçka që më ngazëllen e ndiej veten mirë. Më bën të ndihem e vlerësuar. Është koincidence, jam shumë krenare që jam këtu. Rastësisht është dhe titulli që kemi arritur këtu në fund të nëntorit ndër të tjera të tjerë edhe një këngë”, tha ajo e ftuar në Wake up”.