Gërmimet zbulojnë një skulpturë gruaje

Kulturë

skulptura-640x340Arkeologët që gërmojnë prej javësh në varrin antik Grek kanë zbuluar dy skulptura femrash, të quajtura Kariatide, që besohet se i përkasin periudhës së mbretërimit të Aleksandrit të Madh. Në fotografitë e bëra publike nga Ministria Greke e Kulturës tregohen dy Kariatidet, statuja të mëdha femrash nga antikiteti grek, në pjesën e murit brenda varrit. Arkeologët mendojnë se dhoma që fshihet pas statujave është zbulimi më i thelbësor në këtë varr, pasi mendohet se brenda tyre mund të jetë i varrosur një person mjaft i rëndësishëm. Sipas zyrtarëve kariatidet kanë një realizim artistik shumë të veçantë, të dyja me flokë të gjatë kaçurrelë që bëjnë një shenjë ndalimi për hyrjen në varr. Mbi to janë zbuluar gjithashtu vizatime në ngjyrat blu dhe të kuqe. Që prej zbulimit të tij çdo ditë bëhen gërmime dhe zbulime të të reja për identifikimin e arkitekturës, stilit, periudhës historike e sidomos në nder të kujt është ndërtuar