Përpos martesës me një Princ, aktorja e njohur Elia Zaharia mbetet në thelb një artiste që spikat për stilin e saj klasik të veçantë dhe elegant të të veshurit.
Sigurisht që stili i saj ka evoluar nga periudha para dhe pas njohjes me Princ Lekën. Sot, Elia Zaharia njihet për zgjedhjet disi të kujdesshme konservatore dhe elegante në jetën e saj të përditshme. Fustanet e gjatë me dekolte të mbyllur dhe ngjyra neutrale të tokës, janë zgjedhja e Elias për eventet e ditës.
Megjithatë, në varësi të eventit apo aktivitetit, ka raste kur Princesha është veshur edhe me pantallona treçerekshe dhe T-shirt, veçanërisht kur ajo dhe Princ Leka dalin buzë detit për shëtitje ose për ecje në natyrë.Si një femër që e ndjek modën dhe trendet e reja të saj, Elia Zaharia tregohet gjithmonë e kujdesshme.Ajo madje ka treguar se frymëzohet edhe nga ikonat e bukurisë, si Brigitte Bardot, Marylin Monroe apo dhe princeshat.
Kapelat janë një nga aksesorët e preferuar të Elias, me të cilat ajo preferon të eksperimentojë në stil.
Momenti kur na mahnit janë eventet gjigante si martesa apo dhe pjesëmarrja në festivalin e Këngës Magjike, ku Elia u duk një Princeshë e vërtetë me fustanet e saj.