Filmi shqiptar që mori çmim në Teksas!

Kulturë

6437a62fd5b6735247b3239fb8d56192 L

Festivali i filmit me metrazh të shkurtër mbajtur në Teksas të SHBA ka vlerësuar filmin kosovar-britanik me medaljen e bronxtë.
Bëhet fjalë për filmin “Home” me regji të Daniel Mulloy në bashkëpunim me një kast aktorësh të huaj dhe kosovarë si Jack O’Connell, Holliday Grainger Arta Dobroshi, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Shpat Deda, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers.

Filmi trajton peripecitë dhe vuajtjet e refugjatëve duke u fokusuar në një familje, e cila bëhët një viktimë e luftës, e gjendur kështu në një situatë të vështirë plot me të papritura. Xhirimet janë zhvilluar në Kosovë, konkretisht në Janjevë dhe Graqanicë.